Arrestohet një person i cili rrahu Aliun nga Mitrovica

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 22:12
Arrestohet një person i cili rrahu Aliun nga Mitrovica

Një person të dyshuar për veprën penale ‘sulm’, e kanë arrestuar hetuesit në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Policisë, arrestimi i të dyshuarit M. I., 47 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të bazuara  se me datë 12 korrik 2023, në sheshin “ Adem Jashari”  në Mitrovicë,  me veprimet e tij ka kryer veprën penale sulm ndaj viktimës A. N .,30 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Për të gjitha veprimet e ndërmarra është të kontaktuar prokurori i rastit  nga i cili është sugjeruar që rasti të procedohet tutje me kallëzim penal për veprën penale “sulm’.

Ndërsa pas intervistimit  me vendim të Prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit  policor. 

(Kosova Sot Online)