Bislimi: Me Borellin jemi të habitur

  • A.P /
  • 19 July 2023 - 18:54
Bislimi: Me Borellin jemi të habitur

Pas përfunidmit të raundit të dialogut në Bruksel, kryenegociatori Besnik Bislimi ka thënë se janë të habitur që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian ende nuk ka kërkuar që Kosovës t’i hiqen masat ndëshkuese, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Në Bratisllavë kemi dakordaur një marrëveshje që quhet aranzhimet mes Kosovës dhe BE’së për implementimin e qëndrimt e 27 vendeve anëtare të BE’së. Rrjedhimisht titulli i asaj marrëveshje tregon që dakordimi ka të bëjë me zbatimin e kërkesave të BE’së dhe  i përgjigjet kërkesave të BE’së.  Për ne ka qenë e qartë se kjo është rruga për heqjen e masave ndëeshkuese ndaj Kosovës. Ppër ne është habi që edhe 8 ditë pas dakordimit në Bratisllavë ende nuk kemi një letër shpjeguese qe kërkon heqjen e masave nga ana e Kosmisionit dhe Bashkimit Europian” ka thënë Bislimi.

(Kosova Sot Online)