Tahiri: Besoj se disa njerëz të VV-së do të votojnë për rrezimin e Kurtit

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 15:46
Tahiri: Besoj se disa njerëz të VV-së do të votojnë për rrezimin e Kurtit

 “Besoj që ka deputetë” brenda Lëvizjes Vetëvendosje të cilët do të votojnë pro rrëzimit të qeverisë, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Tahiri akuzuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për koordinim me Millan Radojçiqin e Listës Serbe.

“Unë besoj që në radhë të parë edhe në kuadër të koalicionit ‘Zdravo’ ka njerëz të mirë, të cilët kanë qenë të manipiluar nga Albin Kurti. Dhe, unë besoj që aty do të ketë njerëz të mjaftueshëm, kredibilë, të cilët nuk duan të bëhen pjesë e agjendës së Radoiçiqit. Pra, unë besoj që kemi me pasë njerëz të cilët votojnë mbi bazën e arsyes dhe të bëhen pjesë e një koalicioni më të madh i cili e dërgon vendin në zgjedhje dhe koalicionin ‘Zdravo’ e dërgon në shtëpi. Në fakt, disa do të shkojnë në shpi, disa do të shkojnë në burg”, ka thënë Tahiri.

(Kosova Sot Online)