Zhvendoset në Mejë guri përkujtimor i nanës Pashkë

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 16:31
Zhvendoset në Mejë guri përkujtimor i nanës Pashkë

Në Kompleksin Memorial të Mejës, po dërgohet guri përkujtimor i Pashkë Markaj, e njohur si Nana Pashkë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Prej një jave është temë cështja e gurit përkujtimor të Nanës Pashkë, i cili ishte vendosur në vendin ku ajo dogji vetën pas varrimit të dy djemëve të saj, që ishin zhdukur në Masakrën e Mejës, eshtrat e të cilëve ishin kthyer pas 4 vjetëve nga Batajnica e Serbisë.

Familjarët treguan se pronari i tokës ku ishte vendosur guri donte ta hiqte prej aty dhe sot u publikuan pamjet e gurit përkujtimor në një deponi mbeturinash.

Familjarët kanë thënë se gurin tani e kanë marrë Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Policinë për ta vendosur në Kompleksin Memorial, në Mejë.

(Kosova Sot Online)