Ndodh e dhe kjo: Gruaja shiti fëmijën për të blerë iPhone

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 16:57
Ndodh e dhe kjo: Gruaja shiti fëmijën për të blerë iPhone

Policia në Bengalin Perëndimor të Indisë, tha se një çift shiti fëmijën e tyre për të blerë një iPhone, sipas The Indian Express.

Sipas deklaratës së nënës, çifti dëshironte që me paratë e fituara nga shitja e djalit të tyre tetë muajsh për të udhëtuar dhe për të krijuar përmbajtje për Instagram, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Policia u alarmua kur banorët vendas ngritën dyshime se çifti sapo kishte blerë një telefon krejt të ri.

Banka Botërore thotë se Bengali Perëndimor ka norma të varfërisë së lartë, gjë që mund të ketë shkaktuar dyshimin.

Çifti i dyshuar për rastin në fjalë njihen si si Jaydev Ghosh dhe Sathi. Policia tha se ata të dy ia shitën fëmijën banores që jeton në të njëjtin rajon, Priyanka Ghosh.

Autoritetet kanë arrestuar gruan Ghosh si dhe nënën e fëmijës.

“Pas marrjes në pyetje, nëna e pranoi krimin dhe informoi se ajo dhe burri i saj donin t’i përdornin paratë për të bërë udhëtime në të gjithë shtetin, në mënyrë që të krijonin përmbajtje për Instagram Reels”, tha zyrtari.

(Kosova Sot Online)