Murati: Kosova do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 17:23
Murati: Kosova do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030

 Kosova do t’i organizojë Lojërat Mesdhetare 2030, ka deklaruar ministri Hekuran Murati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Përmes një statusi në Facebook, ai tha se QK i mbështetë organizimet e tilla.

“Sot pritëm në takim delegacionin e Komitetit Ndërkombëtar për Lojërat Mesdhetare, në kuadër të procesit të vlerësimit të aplikacionit të Kosovës si organizatore.

Si Qeveri prezantuam zotimin dhe mbështetjen tonë të plotë për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 me bindje të plotë se aplikacioni ynë do të trajtohet pozitivisht” thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)