Një vajze i vidhet çanta në derë të shtëpisë

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 18:18
Një vajze i vidhet çanta në derë të shtëpisë

Një vajze në Tiranë i kanë vjedhur çantën e shpinës në rrugën Fadil Rada pranë Pazarit të Ri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Media mëson se të resë i është vjedhur çanta bashkë me sendet personale brenda, pranë makinës, se parkuar në afërsi të banesës së saj.

Hajduti i cili duke se është rreth 60 vjeç, ka kaluar me biçikletën e tij dhe pasi ka parë çantën është kthyer për ta marrë.  

Në mes të ditës “pa ferrë në këmbë” ai e ka vjedhur çantën dhe është larguar i qetë. E reja e kishte lënë çantën pranë makinës për disa sekonda teksa po fuste brenda djalin e saj. Kur është kthyer nuk e ka parë më çantën aty.

Ajo ka bërë denoncim në komisariat dhe është në pritje të identifikimit dhe kapjes së hajdutit.

(Kosova Sot Online)