Këta janë babë e djalë që u gjetën të vdekur në Lipjan

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 19:44
Këta janë babë e djalë që u gjetën të vdekur në Lipjan

Në fshatin Rufc të Lipjanit, ka ndodhur një ngjarje e rëndë pasditen e sotme, konkretisht rreth orës 16:30, transmeton gazeta “Kosova Sot Online".

Sipas burimeve bëhet fjalë për për një çift burrë e grua dhe djalin e tyre.

Kosova Sot mëson se viktimat janë Abedin Bekteshi rreth 60-vjeç dhe djali i tij, Ardit Bekteshi rreth 24-vjeç.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se Policia ka hasur në tre trupa të pajetë, vdekja e cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor.

“Rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatën për tre persona të pajetë në fshatin Rufc të Lipjanit.

Menjëherë pas marrjes së informatës, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku janë hasur tre trupa të pajetë.

Vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor. Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)