Flet senatorja Shaheen pasi senati kalon ligjin që i lejon Kosovës ushtrimet me forcat amerikane

  • A.P /
  • 28 July 2023 - 22:31
Flet senatorja Shaheen pasi senati kalon ligjin që i lejon Kosovës ushtrimet me forcat amerikane

Pasi Senati amerikan ka miratuar në kuadër të Projektligjin e Mbrojtjes së vitit fiskal 2024, senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka lëshuar  një komunikatë për media, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Shaheen ka ndihmuar në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte autoritetin ekzisutes të Departamentit të Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe ka arritur që ta zgjerojë atë për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës.

Në faqen zyrtare të senatores amerikane thuhet se përpjekjet e Shaheen janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur, meqë po bëhen në mes të përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës.

“Senatorja Shaheen ndihmoi në sigurimin e një dispozite që do të zgjeronte një autoritet ekzistues për Departamentin e Mbrojtjes për të trajnuar forcat ushtarake partnere të Evropës Lindore si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe dhe do ta zgjeronte atë autoritet për të lejuar pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Kosovës. Përpjekjet e Shaheen janë veçanërisht të rëndësishme dhe në kohën e duhur mes përkeqësimit të kushteve të sigurisë në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e senatores.

Pas kalimit në Senat, Ligji do të merret në shqyrtim nga Dhoma e Përfaqë suesve.

(Kosova Sot Online)