Shqiptari masakron me sëpatë infermieren italiane

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 12:48
Shqiptari masakron  me sëpatë infermieren italiane

Një shqiptar ka masakruar me sëpatë një 63-vjeçare në fshatin Roverto të Italisë. Shqiptari ishte fqinj me viktimën me profesion infermiere, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas medieve italiane ai e ka pritur jashtë shtëpisë dhe më pas e ka qëlluar dy herë më sëpatë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. IDëshmitarë të ngjarjes makabre ishin nëna 80-vjeçare e infermieres dhe djali i saj.

Autori dhe viktima kishin pasur sherr të vazhdueshme me njëri-tjetrin. Pas vrasjes autori i dyshuar i ngjarjes, është dorëzuar pas krimit në Polici.

(Kosova Sot Online )