Senati amerikan miraton ligjin që forcon mbështetjen ushtarake për Kosovën

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 13:29
Senati amerikan miraton ligjin që forcon mbështetjen ushtarake për Kosovën

Senati amerikan e ka miratuar ligjin që zgjeron autoritetin ekzistues të Departamentit të Mbrojtjes në ofrimin e mbështetjes për Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetet sociale, transmeton "Kosova Sot Online".

"Kaloi në Senat, - shkroi Mehaj, -  ligji që zgjeron autoritetin ekzistues të Departamentit të Mbrojtjes në ofrimin e mbështetjes për Kosovën përmes intensifikimit të ushtrimeve të përbashkëta, trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe, duke kontribuar kësisoj në thellimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake me ushtrinë amerikane.

Falenderoj senatoren Shaheen për angazhimin e saj direkt në sigurimin e kësaj dispozite. Vetëm përmes bashkëpunimit mund t'i kontribuojmë paqes së qëndrueshme."

(Kosova Sot Online )