Kjo deputete e LVV-së ironizon me kërkesën e opozitës për zgjedhje

  • S.A /
  • 29 July 2023 - 14:55
Kjo deputete  e LVV-së ironizon me kërkesën e opozitës për zgjedhje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Fitore Pacolli ka ironizuar me idenë e deputetëve të opozitës se në shtator do të bëjnë çmos që të mbahen zgjedhjet e reja në vend, transmeton "Kosova Sot Online".

Pacolli përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar me ironi se e jep një bluzë të sajën ku shkruan “Duam zgjedhje”, për partinë opozitare që njëmend duan zgjedhje.

“Tu palu tesha e gjeta këtë maicë, njëherë mendova me e gjujt por, tani më shkoj mendja te opozita mos po i duhet ka shtatori. Kush lajmërohet i pari nga opozita e merr me zbritje. Por, kushti kryesor është që ata t’i duan njëmend zgjedhjet”, ka ironizuar Pacolli.

Ndryshe, partitë opozitare kanë thënë se në muajin shtator do të bëjnë çmos që t’i sigurojnë numrat për të shpërbërë Kuvendin dhe të shkojnë në zgjedhje të reja.

(Kosova Sot Online )