Më shumë se 3 orë pritje për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 09:34
Më shumë se 3 orë pritje për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

Për pritjet në hyrje dhe dalje të pikave kufitare, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pika më e ngarkuar për të hyrë në Kosovë është Dheu i Bardhë, ku pritjet janë më shumë se 3 orë, ndërsa për të dalë 10- 20 minuta.

Ndërkaq në Merdarë pritjet janë 10 deri 20 minuta për të hyrë në Kosovë, ndërsa për të dalë deri në 5 minuta.

Në pikat tjera kufitare, nuk ka kolona për të hyrë ose për të dalë nga Kosova.

(Kosova Sot Online)