Tre persona shoqërohen në polici pasi gjuajtën me armë në ahengje familjare

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 09:40
Tre persona shoqërohen në polici pasi gjuajtën me armë në ahengje familjare

Dje kemi pranuar informacione se ka pasur të shtëna me armë zjarri në ahengje familjare, ka njoftuar policia në Ferizaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, janë liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa janë konfiskuar tri armë zjarri, pistoleta.

Rastet janë cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armëve dhe përdorimi i armës “.

(Kosova Sot Online)