Szunyog: Pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 12:00
Szunyog: Pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave

E mirëprets gatishmërinë e kryekuvendarit Konjufca për t’u konsultuar me Komisionin e Venecias për amandamentet e rishikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës,  ka thënë ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“E mirëpres gatishmërinë e Glauk Konjufcës që të konsultohet me Komisionin e Venecias për amandamentet e rishikuara në Ligjin për KPK-në. Pajtueshmëria me standardet evropiane është prerogativë kryesore në zbatimin e reformave”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)