Flet nëna: Në mesnatë mora vesh se djali kishte vrarë gruan

  • A.P /
  • 30 July 2023 - 14:02
Flet nëna: Në mesnatë mora vesh se djali kishte vrarë gruan

Nëna e 55-vjeçarit Gjergj Mullalli, që vrau të shtunën gruan dhe e hodhi në një gropë septike ndërsa ditën e sotme vrau veten, ka deklaruar për mediat që prej disa ditësh nuk ishte takuar me të birin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

E moshuara ka thënë se e ka marrë vesh krimin që ka kryer i biri në orët e vona të natës së mbrëmshme, teksa shton se çifti kishin jetuar prej 20 vitesh në Greqi.

“E dëgjova mbrëmë nga mesi i natës, flisnin njerëzia. Kush fjeti mbrëmë, këtu kam qenë prapa derës e tha një burrë, që ai ka vrarë. Kanë një 20 e ca vjet që rrinin në Greqi. Kanë tre fëmijë, njëra është e martuar dhe ka fëmijë, tjetra pritet të martohet, ndërsa djalin e ka 21 vjeç. Ka dy-tre ditë ose më shumë që nuk e kam takuar. Ikte shpejt ai në punët e qeverisë, ne flinim se jemi pleq”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se Gjergji Mullalli vrau bashkëshorten Luiza Mullalli, 46 vjeçe për motive xhelozie. Ata ishin në proces divorci. 55-vjeçari e ka qëlluar gruan me armën zjarri automatik disa herë në pjesën e gjoksit.

Kjo ka qenë fatale për Luizën, e cila ka humbur jetën për shkak të gjakderdhjes. Ndërsa sot u arrit të zbulohej se 55-vjeçari i kishte vrarë veten pas krimit makabër.

(Kosova Sot Online)