Ashensori përfshihet nga flaka në Fushë Kosovë, evakuohen banorët

  • S.A /
  • 31 July 2023 - 09:43
Ashensori përfshihet nga flaka në Fushë Kosovë, evakuohen banorët

Ashensori i një ndërtese banimi është përfshirë nga flaka në lagjen “Dardania”, në Fushë Kosovë.

Pas incidetit, banorët janë evakuuar nga ndërtesa, transmeton "Kosova Sot Online".

Kurse, si pasojë është ndërprerë energjia elektrike në atë ndërtesë.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrëfikësit dhe njësitet e Policisë.

Deri me tani policia nuk ka dhënë detaje për rastin.

{https://www.facebook.com/watch/?v=303777622021214&t=4}

(Kosova Sot Online )