Azemi: Kushtetuesja ta kthejë Ligjin për Pagën Minimale në pikën zero

  • S.A /
  • 31 July 2023 - 11:22
Azemi:  Kushtetuesja ta kthejë  Ligjin për Pagën Minimale në pikën zero

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi  ka thënë  se presin që Gjykata Kushtetuese ta kthej në zero Ligjin për Pagën Minimale, transmeton "Kosova Sot Online".

Këtë ai e mbështeti duke thënë se Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Kuvendi nuk i ka përfillur katër kriteret kryesore që kanë të bëjnë me përpilimin e këtij ligji.

“Në rend të parë kemi një humbje jashtëzakonisht shumë të madhe të kohës që vërtetë është tepër e rëndë e çka presim nga Gjykata Kushtetuese është se jemi të bindur qind për qind se Gjykata Kushtetuese Ligjin mbi Pagën Minimale do ta kthejë në fazën zero, pasiqë Qeveria e Kosovës, gjegjësisht ajo që ka propozuar Parlamenti i Kosovës nuk i ka marr pothuajse katër kriteret kryesore të cilat duhet të jenë pjesë përbërëse e pagës minimale”, tha Azemi.

Kryetari i kësaj sindikate gjithashtu shtoi se është anashkaluar Komisioni për Buxhet dhe Financa dhe e ripërmendi se ky Komision kishte propozuar që për këtë vit paga minimale të jetë 450 euro.

“Në rend të parë nuk i ka propozimet apo nuk e ka vendimin nga këshilli ekonomik-social i cili është i obliguar që të japë propozimin e vetë. Është anashkaluar në rend të dytë Komisioni për Buxhet dhe Financa. Ju e dini se ky Komision i ka propozuar Parlamentit të Kosovës që paga minimale të jetë për vitin 2023 450 euro dhe për vitin 2024 të jetë 500 euro”.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, me 21 korrik e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.

Kuvendi i Kosovës e miratuar Ligjin për pagën minimale, 60 deputetë votuan pro, një abstenim dhe asnjë votë kundër. Me anë të këtij ligji parashihet që paga minimale të bëhet 250 euro neto.

(Kosova Sot Online )