Hoti takon ambasadorin Szunyog, ankohet që Kosova po mbetet akoma nën sanksione nga BE-ja

  • S.A /
  • 31 July 2023 - 11:30
Hoti takon ambasadorin Szunyog, ankohet që Kosova po mbetet akoma nën sanksione nga BE-ja

Ish kryeministri i Kosovës, aktualisht deputet i LDK-së, Avdullah Hoti ka pritur në takim ambasadorin e BE-së për Kosovë, Tomáš Szunyog,transmeton "Kosova Sot Online"..

Hoti ka treguar se çfarë ka folur me diplomatin evropian ku ndër të tjera sipas tij ka shprehur keqardhje që Kosova vazhdon të mbetet nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

“LDK-ja gjithmonë ka besuar se koordinimi i plotë i Kosovës me BE-në dhe aleatët e tjerë është esencial për progresin e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare dhe integrimin euro-atlantik”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Sot takova ambasadorin e BE-së për Kosovë, z. Tomáš Szunyog.
Diskutuam për situatën politike në vend dhe veprimet e nevojshme për daljen nga kriza.
LDK-ja gjithmonë ka besuar se koordinimi i plotë i Kosovës me BE-në dhe aleatët e tjerë është esencial për progresin e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare dhe integrimin euro-atlantik.
Falënderova z. Szunyog për kontributin e tij dhe të BE-së për Kosovën. Shpreha keqardhjen tonë që Kosova mbetet nën sanksione nga BE-ja.
Veprimet e LDK-së do të jenë gjithmonë në koordinim me partnerët strategjik për të vazhduar drejt synimeve të përbashkëta.

(Kosova Sot Online )