Abrashi: Si është e mundur që pas vizitës së Hovenier te Devolli, Gjykata Komerciale merr vendim në favor të tyre?

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 14:50
Abrashi: Si është e mundur që pas vizitës së Hovenier te Devolli, Gjykata Komerciale merr vendim në favor të tyre?

Përmes një postimi në llogarinë e tij sociale, deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi,  e ka komentuar vendimin nga Gjykata Komerciale në favor të Devollit në rastin e Telekomit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


"Si është e mundur që pas vizitës së ambasadorit Hovenier te Devolli, Gjykata Komerciale merr vendim në favor të tyre? Mos ra në lajthitje gjykatësi nga kjo vizitë dhe iu "zbeh"paanshmëria?", ka shkruar Abrashi ndër të tjera.

Postimi i plotë:


Sot, Gjykata Komerciale paska marrë vendim në favor të Devollit në rastin e Telekomit. Janë dy pyetje thelbësore që mund të shtrohen rreth këtij vendimi:
- Si është e mundur që pas vizitës së ambasadorit Hovenier te Devolli, Gjykata Komerciale merr vendim në favor të tyre? Mos ra në lajthitje gjykatësi nga kjo vizitë dhe iu "zbeh"paanshmëria?
- Mbase është mirë ta dimë se a është ftuar ambasadori në takim nga Devolli, apo vet ky e ka kërkuar takimin?

Image

(Kosova Sot Online)