Arrestohet në Tiranë ish-anëtari i njohur i UÇK-së

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 15:39
Arrestohet në Tiranë ish-anëtari i njohur i UÇK-së

Ish-anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj është arrestuar në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet me dije se arrestimi i Goxhajt është ekzekutuar nga punonjësit e Policisë në Tiranë, e cila ka ushtruar kontroll në banesën e tij, për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës.

Dritan Goxhaj ka qene shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë gjatë vitit 1999. 

Ai i është bashkuar UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane në Shqipëri.

(Kosova Sot Online)