Disa të lënduar nga aksidenti mes autobusit e veturës në Klinë

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 16:24
Disa të lënduar nga aksidenti mes autobusit e veturës në Klinë

Si pasojë e një aksidenti mes autobusit dhe veturës në Gllarevë të Klinës, gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, tha Gashi.

Ai theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin.

(Kosova Sot Online)