Policia: Ekzekutuam vendimin e Gjykatës për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 16:33
Policia: Ekzekutuam vendimin e Gjykatës për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së

Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të ish-anëtarit të UÇK-së në Tiranë gjatë ditës së sotme, me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, pas kërkesës së Gjykatës Speciale atje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

(Kosova Sot Online)