Naftëtarët e Kosovës kundërshtojnë masat mbrojtëse që Qeveria ka vendosur

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 16:42
Naftëtarët e Kosovës kundërshtojnë masat mbrojtëse që Qeveria ka vendosur

Masat mbrojtëse që Qeveria ka vendosur për produktet e naftës, i ka kundërshtuar Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.'

Kreu i kësaj shoqate, Fadil Berjani, thotë se vendimi i 28 korrikut i autoriteteve të Kosovës është bazuar në inspektimin e disa kompanive, që sipas tij, “po abuzojnë me çmimin e naftës”, andaj Berjani, vendime të tilla “po dëmtojnë të gjithë sektorin”.

Më 28 korrik, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) vendosi caktimin e çmimit tavan dhe masave të tjera mbrojtëse për produktet e naftës. Sipas këtij vendimi, marzha maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është 2 centë për litër, ndërkaq tavani i lejuar për shitjen me pakicë është 12 centë për litër. Vendimi do të jetë në fuqi për një muaj.

“Ky vendim është i dëmshëm për bizneset sepse me marzhën prej 12 centësh për pakicë është e vështirë të mbijetohet. Lus kryeministrin [e Kosovës, Albin] Kurti që të anulojë këtë vendim të gabuar”, thotë Berjani.

MINT tha se vendimi është marrë bazuar në monitorimin e çmimeve në tregun e produkteve të naftës, “evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës, si dhe raportet e përditshme nga Inspektorati i Tregut, lidhur me çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës, me ç’rast është evidentuar një rritje e çmimeve e cila nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror.”

(Kosova Sot Online)