Talat Xhaferi gati të japë dorëheqje

  • a.p /
  • 31 July 2023 - 19:03
Talat Xhaferi gati të japë dorëheqje

Kryeparlaentari Talat Xhaferi duke u përgjigjur në pyetje të MIA-s, nëse do të jepte dorëheqje nëse VMRO-DPMNE-ja voton ndryshimet, kushtetuese, u shpreh i gatshëm të japë dorëheqje, njëjtë sikurse funksionarët tjerë nga BDI, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Nëse të gjithë largohen, pse duhet të insistoj të qëndroj”, u shpreh kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Në lidhje me zgjedhjet parlamentari, Xhaferi thekson se qëndrimi i tij personal është se zgjedhjet duhet të jenë të rregullta dhe nuk ka arsye pse të mos jetë kështu.

“Me aq sa e di unë, BDI ka dhënë qëndrim se mandati duhet të shkojë si mandati i rregullt dhe të kthehemi në sistemin e mandatit 4 vjeçar”, u shpreh Xhaferi.

Ndryshe, kryetari i BDI-së gjatë ditës së djeshme u shpreh se të gjithë funksionarët nga radhët e BDI-së kanë nënshkruar dorëheqjet e tyre dhe ato hynë në fuqi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

(Kosova Sot Online)