Kurti i dhuron lule pensionistes 113 vjeçare nga Kosova

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 22:15
Kurti i dhuron lule pensionistes 113 vjeçare nga Kosova

Pensionisten më të moshuar në Kosovë, e kanë vizituar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, të cilës Kurti i dhuroi lule, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo i ka 113 vjet, pra ka lindur në vitin 1909.  Për këtë vizitë ka njoftuar ministri Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, të hënën.

Po ashtu, Kurti dhe Murati vizituan biznesin e djalit të saj të cilin  e ushtron tash e 54 vjet.

“Bashkë me Kryeministrin Kurti, pas vizitës tek prodhuesit vendorë, sot ishim në vizitë edhe te halla Xhezide, e cila me 113 vite është pensionistja më e moshuar në Republikën tonë.  E lindur në vitin 1909, ajo ka përjetuar shumë situata e ndryshime epokash. Por pavarësisht moshës së shtyrë ajo ende kishte kthjelltësinë e mendjes dhe forcën fizike”.

“Në Mitrovicë vizituam edhe lokalin e rrobaqepësisë të të birit të saj Farukut, i cili anipse i pensionuar tashmë, vazhdonte punën me zejen që e ushtronte tash e 54 vite. Ai na tregoi edhe për kohën e tij si boksier e pastaj edhe si trajner boksi në Klubin Trepça.  Farukut i uruam punë të mbarë, e hallës Xhezide jetë sa më të gjatë”, ka shkruar Murati.

(Kosova Sot Online)