Aksident tragjik në Istog, vdes 1 person, lëndohen disa të tjerë

  • A.P /
  • 31 July 2023 - 23:55
Aksident tragjik në Istog, vdes 1 person, lëndohen disa të tjerë

Raportohet se një aksident i rëndë ka ndodhur në Istog, mbrëmjen e së hënën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas informacioneve, kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një traktor, 

Një person është lënduar dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin  e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës”, ka thënë Gashi.

Gashi shtoi se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë, por me lëndime serioze trupore. 

(Kosova Sot Online)