Policia del me detaje të reja, tregon se si erdhi deri tek aksidenti tragjik në Istog

  • S.A /
  • 01 August 2023 - 09:26
Policia del me detaje të reja, tregon se si erdhi deri tek aksidenti tragjik në Istog

Policia ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur mbrëmë në Istog e ku një person ka vdekur dhe janë lënduar 9 të tjerë, transmeton "Kosova Sot Online".

Nё kёtё aksident ishin tё involvuara, njё traktor dhe dy automjete, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mos pёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё.

“Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, dhjetё (10)  personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar”, thuhet në njoftim.

(Kosova sot Online )