Vjen alarmi nga brigjet e Detit të Zi, gjenden 28 mina të pashpërthyera

  • S.A /
  • 01 August 2023 - 12:09
Vjen alarmi nga  brigjet e Detit të Zi, gjenden 28 mina të pashpërthyera

28 mina të pashpërthyera janë bërë shkak për mbylljen e plazhit Sofular në Detin e Zi, transmeton "Kosova Sot Online". Minat u gjetën nga zhytësit në një thellësi nga 1 deri 1.5 m dhe rreth 10 m larg njëri-tjetrit.

Tetë mina u nxorën në breg për t’u shkatërruar, ndërsa mësohet se zhytësit vazhdojnë kërkimet në shtratin e detit, jo shumë larg plazhit.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur asnjë informacion mbi burimin e mundshëm të predhave dhe se si ato mund të kenë mbërritur ne bregdetin e Siles.

(Kosova Sot Online