Qeveria e Kosovës fillon procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 14:24
Qeveria e Kosovës fillon procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri

Për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas pajtimit që ai bëri për shtensionim të situatës në veri të vendit, ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal si përgjegjëse e çështjeve të pushtetit lokal ka filluar me përgatitjen e procedurave që do të mundësonin largimin e kryetarëve nga komunat veriore.

Kjo ministri tashmë ka caktuar grupin punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.

Sipas vendimit të nënshkruar nga ministri, Elbert Krasniqi, ky grup duhet ta finalizojë projekt udhëzimin administrativ deri me 1 shtator 2023.

(Kosova Sot Online)