Burri vret gruan dhe më pas rrëmben djalin 5-vjeçar në këtë vend

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 20:52
Burri vret gruan dhe më pas rrëmben djalin 5-vjeçar në këtë vend

Një baba 34-vjeçar në Oklahoma vrau me thikë gruan e tij në sy të fëmijëve dhe më pas u largua duke rrëmbyer djalin e tyre 5-vjeçar, shkruajnë mediat e huaja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Chase Ainsworth u arrestua vetëm disa orë pas vrasjes së tmerrshme, e cila ndodhi rreth orës 15:00, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 31-vjeçares Samantha Ainsworth.

Samantha kishte dy fëmijë me ish-bashkëshortin e saj, një vajzë shtatë vjeçare dhe një djalë pesë vjeçar, të cilët ishin brenda në shtëpi kur ndodhi krimi.


(Kosova Sot Online)