Kurti: Zvicra shembulli kryesor se si mund të duket një shoqëri

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 16:17
Kurti: Zvicra shembulli kryesor se si mund të duket një shoqëri

Për Ditën Kombëtare, kryeministri Albin Kurti ka uruar Zvicrën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Duke thënë se Kosova është me fat që e ka shtet mik.

“Shumë urime për Ditën Kombëtare për Zvicrën. Jemi të entuziazmuar dhe me fat që kemi një mik dhe aleat që shërben si shembulli kryesor i asaj se si mund të duket një shoqëri e larmishme, e drejtuar nga qëndrueshmëria dhe duke shikuar përpara”.

Më herët, edhe presidentja Osmani uroi Zvicrën, një përkrahëse e flaktë e popullit të Kosovës.

“Gëzuar Ditën Kombëtare Presidentit Alain Berset dhe miqve tanë zviceranë! Zvicra është partneri ynë i kahershëm dhe një përkrahës i flaktë i popullit të Kosovës. Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)