Për gazetarët që e bojkotuan ministren Rozeta Hajdari i ka dy fjalë zëdhënësi i VV’së

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 16:40
Për gazetarët që e bojkotuan ministren Rozeta Hajdari i ka dy fjalë zëdhënësi i VV’së

Në shenjë proteste, shumica e gazetarëve sot kanë bojkotuar një konferencë të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për këtë ngjarje ka reaguar zëdhënësi i partisë në pushtet, Arlind Manxhuka, i cili sulmoi gazetarët, duke thënë se Hajdari i ka prekur ata “në damarë të krimit”.

“I ka prekur në damarë të krimit, andaj reagojnë. Me ministren Hajdari”.

Sapo doli në konferencë për media, gazetarët hoqën mikrofonat e vendosur nga foltorja ku Hajdari nisi fjalimin.

(Kosova Sot Online)