Hovenier del me kërkesa për Qeverinë dhe Listën Sprska

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 18:47
Hovenier del me kërkesa për Qeverinë dhe Listën Sprska

Për pjesëmarrjen e Listës Srpska dhe serbëve të Kosovës në zgjedhjet në katër komunat veriore kur të shpallen ato, ka folur ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeff Hovenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se nga Kosova pret që të sigurojë kornizën ligjore për zgjedhje ndërsa nga Lista Srpska pjesëmarrjen e saj në to.

“Pashë disa komente të liderëve të  Listës Srpska pas takimeve në Uashington dhe dua të theksoj disa gjëra. E para është që SHBA-ja, sa ishin në Uashington s’kam dyshim se kanë dëgjuar që SHBA e konsideron Kosovën të jetë, dhe që nga viti 2008 nga shpallja e pavarësisë, ne e kemi njohur të jetë shtet i sovran, e konsiderojmë Kosovën sovrane të pavarur dhe shtet demokratik. Puna që bëjmë ne me Listën Srpska, si parti politike e Kosovës, është një parti opozitare në Kosovë,  është puna që e bëjmë edhe me të tjera parti opozitare në Kosovë” ka thënë Hovenier.

Ai, tutje, e ka quajtur parti opozitare të Kosovës Listës Srpska duke e ftuar ta luaj rolin e saj në Kosovën e pavarur dhe sovrane.

“Nuk duhet të ketë pikëpyetje apo ndonjë sugjerim për qëndrimin e SHBA-së se Kosova është dicka tjetër pos shtet i pavarur. Dhe kjo përfshin veriun e Kosovës, siç e kam thënë shumë herë, ne e dimë saktësisht ku është kufiri. Është veriu i Mitrovicës. Ne duam që Lista Serbe ta luajë rolin e vet si parti politike në Kosovën sovrane, të pavarur dhe demokratike. Ne nuk e konsiderojmë parti politike serbe, e konsiderojmë si parti e serbëve etnikë në Kosovë. Duhet ta bëjmë këtë të qartë” ka shtuar Ambasadori I SHBA’së.

Më tej, Hovenier ka thënë se ka pasur biseda me Emisarin e SHBA’së Gabriel Escobar në bisedimet Kosovë -Serbi. Ai ka thënë se Lista Srpska ka dëgjuar nga ai se pritjet dhe kërkesa e Uashingtonit janë pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhje.  

“Jam i sigurt se liderët e Listës Srpska kanë dëgjuar që, sepse kam pasur biseda me z.Escobar, pritjet e SHBA’së se serbët e Kosovës përfshirë Lista Srpska’n se do të marrin pjesë në zgjedhjet e reja komunale kur ato të caktohen dhe të shpallen. Kjo është kërkesa jonë, kjo është pritja jonë. Duam të shohim nga qeveria e Kosovës t’I përmbush zotimet e saj dhe kjo është qajo që është disktuar në Uashington po ashtu, që të nxierret korniza ligjore që lejon që të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore” ka thënë Hovenier.

Këto komente Hovenier i ka bërë pikërisht në ditën kur është publikuar vendimi i Qeverisë Kurti për hartimin e Udhëzimit Administrativ me të cilin do të largohen kryetarët e komunave në Veri për t’I krijuar kushtet që atje të shpallen zgjedhjet.


(Kosova Sot Online)