Sveçla jep detaje çka foli me ambasadorin amerikan

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 19:50
Sveçla jep detaje çka foli me ambasadorin amerikan

Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka pritur në takim ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim është biseduar kryesisht për situatën e përgjithshme të sigurisë.

”Biseduam për situatën e përgjithshme të sigurisë, për projektet e përbashkëta që kemi në proces me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për angazhimet e mëtutjeshme në fushat që janë në interes të të dyja palëve”.

Po ashtu është folur edhe për donacionin e SHBA-ve për 250 kamerave të trupit për policët.

”Pas nënshkrimit dhe pranimit zyrtarisht donacionit prej 250 kamerave trupore nga Ambasada Amerikane për Policinë e Kosovës, pata rastin të falënderoj përzemërsisht Ambasadorin Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme për institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook, të martën. 

(Kosova Sot Online)