Ja kur mund të bëhet dekretimi i Ligjit për Pagën Minimale

  • A.P /
  • 01 August 2023 - 20:13
Ja kur mund të bëhet dekretimi i Ligjit për Pagën Minimale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese se Ligji për Pagën Minimale për mund të hyjë në fuqi vetëm pas vendimit përfundimtar të kësaj gjykate.

Lajmin e ka konfirmuar Bekim Kupina, zëdhënës për media në presidencën e Kosovës.

"Pas pranimit të kërkesës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, Gjykata  Kushtetuese e ka njoftuar Presidenten Osmani për kontestimin e ligjit. Përmes këtij njoftimi, bazuar në Kushtetutë dhe ligjin për Gjykatën Kushtetuese, gjykata e ka njoftuar Presidenten se ky ligj, mund të dekretohet dhe të hyjë në fuqi, vetëm pasiqë Gjykata Kushtetuese ta ketë nxjerrë vendimin përfundimtar për ligjin e kontestuar, sipas praktikave standarde që ndiqen në raste të tilla dhe që janë në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për GJK”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)