E tmerrshme, një grua shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 08:10
E tmerrshme, një grua shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Një grua shtatzënë është sulmuar nga qentë në parkun e lagjes “Dardania” në Prishtinë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur në dje në mesditë ndërsa u ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës që të gjejë zgjidhje për qentë endacakë.

Rastin e ka treguar vetë qytetarja Diellëza Rama, teksa ka publikuar edhe disa fotografi në Facebook.

Ajo ka thënë se pasi i janë versulur qentë, është rrezuar duke marrë lëndime trupore.

(Kosova sot Online )