E thotë hulumtuesja serbe: Pas goditjes amerikane, Vulin do të zëvendësohet, është vetëm çështje kohe

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 10:40
E thotë hulumtuesja serbe: Pas goditjes amerikane, Vulin do të zëvendësohet, është vetëm çështje kohe

Aanalistja e qendrës hulumtuese dhe botuese Demostat, Ivana Petronijeviq Terziq, ka vlerësuar sonte se drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA) Aleksandar Vulin do të zëvendësohet dhe se është vetëm “çështje kohe”, transmeton "Kosova Sot Online".

Petronijević Terzić tha për televizionin Nova S se sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj Vulin “në fakt i dërguan një mesazh të qartë” Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se ai e kuptonte atë mesazh.

“Ne presim që ai të zëvendësojë Aleksandër Vulin, tani është vetëm çështja se kur dhe në çfarë mënyre do ta bëjë këtë, pa dalë se ne jemi kukulla të SHBA-ve apo që kërkesat e vendosura në protesta të përmbushen”, tha ajo.

Ajo theksoi se sanksionet e vendosura ndaj Vulin janë të ndryshme nga ato të vendosura ndaj liderëve të Republika Srpska, sepse në rastin e Vulin përmendet edhe trafiku i narkotikëve dhe armëve.

Është e mundur që në listën amerikane të ketë edhe disa persona të tjerë”, tha Petronijević Terzić.

(Kosova Sot Online )