Alarmante në Shqipëri, edhe të droguarit “shkelin frenat”, 24 shoferë të arrestuar gjatë një viti në ndikimin e drogave

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 11:19
Alarmante në Shqipëri, edhe të droguarit “shkelin frenat”, 24 shoferë të arrestuar gjatë një viti në ndikimin e drogave

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Rrugore në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, transmeton "Kosova Sot Online".

Ky fenomen po kthehet në një shqetësim për sigurinë rrugore, pasi brenda këtij viti janë kapur 24 persona në Shqipëri të cilët drejtonin makinën nën efektin e drogës.

“Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se ky shtetas po e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjatë shoqërimit në Komisariat, ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e Policisë”, njofton policia.  

(Kosova Sot Online )