Opozita po tregohet pasive në Kuvend, parashtruan vetëm 68 pyetje parlamentare

  • S.A /
  • 02 August 2023 - 13:22
Opozita po tregohet pasive në Kuvend, parashtruan vetëm 68 pyetje parlamentare

Kuvendi i Kosovës ka përmbushur vetëm 13 për qind të agjendës legjislative të vitit 2023, thuhet në raportin e publikuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI), transmeton "Kosova Sot Online "

Sipas këtij raporti Kuvendi gjatë këtij gjysmë viti miratoi 44 ligje, mirëpo pjesa dërmuese e tyre ishin të bartura nga viti i kaluar.

Në bazë të gjetjeve të KDI-së del se opozita nuk ka qenë mjaft aktive gjatë këtij sesioni pranveror, pasi deputetët e tyre kryesojnë sa i përket mungesave në seanca plenare, ndërkaq nga 171 pyetje parlamentare vetëm 68 sosh janë bërë nga opozita ndaj ekzekutivit.

Lexo po ashtuKDI: Kuvendi përmbushi vetëm 13% të agjendës legjislative për këtë vit - deputetët u treguan të kujdesshëm vetëm për të marrë mëditjet

Më së shumti pyetje parashtruan deputetët e partisë në pushtet me gjithsej 102 pyetje, pasuar nga partitë opozitare, PDK-ja me gjithsej 45 pyetje, AAK-ja me 13 pyetje, LDK-ja me 10 pyetje dhe Komunitetet me vetëm 1 pyetje.

Kryeministri Kurti pranoi 17 pyetje kryesisht lidhur me zhvillimet në veri dhe dialogun me Serbinë, për të cilat ofroi përgjigje.

Në anën tjetër, disa nga ministrat nuk trajtuan seriozisht pyetjet e deputetëve, veçanërisht Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministrja e Punëve të Jashtme nuk iu përgjigjën pyetjeve, ndonëse ato u përsëritën disa herë. 

(Kosova Sot Online )