'Shpërthen' anëtari i LDK: Me hajna, me hajna, nuk ka shtet

  • A.P /
  • 02 August 2023 - 13:57
'Shpërthen' anëtari i LDK: Me hajna, me hajna, nuk ka shtet

Pas publikimit për aferën e grurit, ka reaguar zyrtari i Lidhjes Demokratike (LDK), Visar Azemi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Edhe një ditë e re, edhe një skandal i ri i këtij pushteti.” – shkroi z. Azemi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka propozuar që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) që drejtohet nga znj. Rozeta Hajdari të quhet “Ministri e Aferave”.

“Është kjo qeveri që është përpjekur të paraqitet si qeveri me duar të pastra, por u përlye aq shumë e aq shpejt sa që një hajni po ua mbulon tjetrën.” – u shpreh znj. Hajdari.

Ai rikujtoi edhe brohorimën e VV-së gjatë kohës në opozitë: “Me hajna, me hajna, nuk ka shtet!”

(Kosova Sot Online)