Me urdhër të Speciales, jepet masa e sigurisë për ish pjesëtarin e UÇK-së

  • A.P /
  • 02 August 2023 - 15:10
Me urdhër të Speciales, jepet masa e sigurisë për ish pjesëtarin e UÇK-së

Me urdhër të Gjykatës Speciale të Kosovës, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 40 ditë Dritan Goxhajt, shoqërues i trupave amerikane gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1999, i arrestuar më 31 korrik, në Tiranë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përmes një letër porosie, autoritetet kosovare informuan palën shqiptare se ndaj tij ka nisur një procedim penal, për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.

Togat e zeza shqiptare kanë kërkuar informacion shtesënga ana e drejtësisë së Kosovës në lidhje me akuzat e ngritura në ngarkim të ish-ushtarit te UÇK-së.

Përballë togave të zeza, Goxhaj ka pretenduar se nuk ka bërë asgjë të paligjshme përveç disa shkrimeve në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)