Zbulohen detaje, si ra vajza 27-vjeçe nga kati i 6-të i hotelit në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 02 August 2023 - 15:39
Zbulohen detaje, si ra vajza 27-vjeçe nga kati i 6-të i hotelit në Fushë Kosovë

Për shkak të lëndimeve të marra të cilat dyshohet se i janë shkaktuar si pasojë e rënies nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë Kosovë, një shtetase e Argjentinës 27-vjeçe ka vdekur në QKUK, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Media mëson se i dyshuari është shqiptar, me nënshtetësi zvicërane.

Rasti në polici është hapur si “vrasje” dhe është arrestuar i dyshuari i cili ka qenë duke qëndruar së bashku me viktimën. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjykata Themelore në Prishtinë tashmë ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshiarit, në drejtim të veprës penale “vrasje”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Ajo tha se pas kërkesës së prokurorisë, të njëjti i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Motivi i vrasjes nuk dihet, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

(Kosova Sot Online)