Ja pse pasagjerja amerikane u çudit me ulëset e një linje ajrore

  • A.P /
  • 03 August 2023 - 22:40
Ja pse pasagjerja amerikane u çudit me ulëset e një linje ajrore

Një pasagjere amerikane mbeti e çuditur me sediljet që kishte ofruar aeroplani me të cilin kishte udhëtuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Megan Homme tregoi përmes një videoje në TikTok se i duhej të ulej në njërën prej katër ulëseve ku do të ishte përballë me dy pasagjerë të tjerë.

Këmbët e saj ishin disa centimetra përballë dy pasagjerëve të tjerë.

Një vendosje e tillë e ulëseve është mjaft e zakonshme në trena dhe autobusë.

Sidoqoftë, është e pazakontë të shohësh një gjë të tillë edhe në aeroplanë.

Gruaja e cila vjen nga Chicago, SHBA tha se kishte qenë në një linjë ajrore rajonale në Suedi, por nuk e bëri të ditur se për se cila ishte ajo linjë.

“Nuk e kam parë më herët këtë në një fluturim”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)