Musliu: Mllefi që shihet në fytyrën e Bislimit tregon në çfarë niveli ka arritur arroganca e Qeverisë Kurti

  • A.P /
  • 02 August 2023 - 20:40
Musliu: Mllefi që shihet në fytyrën e Bislimit tregon në çfarë niveli ka arritur arroganca e Qeverisë Kurti

Edhe njëherë kronologjinë e seancës së Kuvendit të 13 korrikut 2023, ku pati përleshje fizike mes deputetëve dhe disa prej ministrave,ka treguar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Është e vërtetë që nuk mbahet mend në historinë e Kuvendit të Kosovës por mund të them ndoshta edhe në parlamentet demokratike, kur qeveria grushton deputetët. Në në seancën e 13 korrikut e kemi një precedent të rrezikshëm ku zëvendëskryeministri Besnik Bislimi grushton deputetët në mënyrën më makabre të mundshme”, ka thënë Musliu.

Ajo më tej shton se mllefi që shihet në fytyrën e Bislimit gjatë goditjes që i bënë me shishe deputetit Mergim Lushtaku, “tregon saktë dhe qartë se deri në çfarë niveli ka arritur arroganca dhe dhuna e Qeverisë”.

Musliu thekson se dhunë ka pasur edhe më herët në parlament, ku përmend rastin e përleshjes mes Rexhep Selimit dhe Bekim Haxhiut vite më parë. Deputetja përmend edhe rastin e hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kohës kur ishin në opozitë.


(Kosova Sot Online)