Në Lipjan arrestohet një shtetas gjerman

  • A.P /
  • 02 August 2023 - 18:10
Në Lipjan arrestohet një shtetas gjerman

Sot  është arrestuar një shtetas gjerman, që kërkohej nga INTERPOL-i, ka njoftuar Policia e Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është lokalizuar dhe më pas arrestuar në Lipjan sot rreth orës 11:50. Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari penale, konkretisht për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës vazhdon bashkëpunimin dhe koordinimin më policitë e shteteve mike, me qëllim të luftimit të akteve anti-ligjore, zbulimin e rasteve kriminale dhe dërgimin para organeve të drejtësisë të të dyshuarve të përfshirë në raste penale (kriminale).

Policia, në këtë rast Njësia FAST-ILECU, sot më 02.08.2023, ka realizuar një arrestim të një shtetasi gjerman i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar për INTERPOL-in nga Gjermania.

I dyshuari është lokalizuar dhe më pas arrestuar në Lipjan sot rreth orës 11:50. Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari penale, konkretisht për ‘keqpërdorim të fëmijëve në pornografi’.

 Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me akt-vendim nga prokurorja, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. Më pas në koordinim me institucionet tjera do të ndërmerren hapat e paraparë për raste të tilla.

(Kosova Sot Online)