Ja kush thotë: Radojiçiqin e kam rreh në Gjakovë, 2 orë s’ka mujt me u kthjell

  • A.P /
  • 02 August 2023 - 18:42
Ja kush thotë: Radojiçiqin e kam rreh në Gjakovë, 2 orë s’ka mujt me u kthjell

E kam njohur Milan Radojçiqin, i cili akuzohet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe është në listën e zezë të SHBA’së, ka deklaruar Shkumbin Hoti, invalid i luftës së UÇK-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hoti tha se e ka “rrahur fort” Radojçiqin në Gjakovë.

“Milan Radojciqin e kam njoft në vitin 1997. Milani ka banu te Gjykata dhe një shok i jemi e ka pas shok dhe unë isha tu shku në një dyqan dhe ai u kap aty me një djalë, boni fjalë. Ai [Milan Radojiçiq] ka qenë një djalë shumë problematik në Gjakovë, e din Gjakova. Rastësisht qëllova unë aty dhe ma nguci atë shokun, i bjen me lavdëru veten, po ai ka qenë 2 vjet më i vjetër se unë, po e kom rreh fort, qasi të rrehne ia kom bo, thom nja dy orë nuk ka mujt me u kthjell. E din krejt lagjja aty”, tha ai.

Ai tha se ka dëshmitarë për këtë.

(Kosova Sot Online)