Arrestohet një grua në Ferizaj

  • A.P /
  • 02 August 2023 - 19:11
Arrestohet një grua në Ferizaj

Pas një aksidenti komunikacioni, ku të përfshirë janë një veturë dhe një biçikletë, Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Ferizaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas ka treguar Polciia , prej hetimeve të para dyshohet se drejtuesja e veturës me iniciale B.S., duke mos e përshtatur shpejtësinë e ka goditur biçiklistin rreth 62 vjeç, të  cili i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Policia Rajonale e Ferizajt, sot rreth orës 13:50 ka pranuar një informacion se në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj është një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë”.

“Për ndihmë mjekësore e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. E dyshuara, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të tjera hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)