Humb jetën një turist serb në Shqipëri
Një pushues nga Serbia ka humbur jetën në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas informacioneve të para 54-vjeçari, sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.
Atij i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjeksor i urgjencës, por 54-vjeçari ka ndërruar jetë.
(Kosova Sot Online)