Serbia nuk po bashkëpunon me Kosovën për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

  • S.A /
  • 03 August 2023 - 09:55
Serbia nuk po bashkëpunon me Kosovën për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut po vazhdojnë të mos gjejnë zbatim, transmeton "Kosova Sot Online".

Njëra nga to është edhe Marrëveshja për personat e zhdukur, pavarësisht se me deklaratën e arritur mes palëve me 2 maj, kjo çështje është cilësuar si humanitare. 

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, thotë se Serbia nuk po bashkëpunon në zbardhjen e fatit të të zhdukurve.

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare të Kosovës, Bekim Blakaj thotë se duhet të ketë një presion të madh mbi Serbinë, për shkak të mosbashkëpunimit në këtë çështje.

“Është shumë shqetësuese nëse është e vërtetë që Serbia po refuzon të gërmoi vendet e dyshuara ku ka varreza masive dhe nëse është kështu, atëherë do të duhej t’i bëhej një presion i madh, sepse në të kaluarën kanë ndodhur gërmimet. Ka qenë evidente që Serbia nuk ka dhënë informacione të sakta mbi lokacionin e varrezave dhe si shembull gjithmonë e marrim, varrezën në Rudnicën apo Kizhevak”, deklaroi Blakaj.

Bashkëpunimi në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasja në arkiva, janë obligime për të cilat Serbia është zotuar në deklaratën e arritur ne Bruksel më 2 maj.

Mbi, bazën e kësaj deklarate Qeveria e Kosovës, ia ka dorëzuar më 2 qershor shkresën e parë Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.

(Kosova sot Online )